LUSHNJE- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ndodhej sot në Lushnje në një takim me fermerët e kësaj zone dhe grumbulluesit e prodhimeve. Duke iu referuar edhe aksionit të qeverisë kundër informalitetit, ministri Panariti tha se “pajisja me Nipt nuk i ngarkon fermerët me detyrime”.

Kreu i Bujqësisë tha se fermerët që regjistrojnë një vlerë prodhimit deri në 5 milionë lekë nuk kanë detyrime.

Panariti u tha fermerëve se të gjithë ata që do të pajisen me Nipt do të përfitojnë fonde shtetërore dhe nga Bashkimi Europian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: