Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka takuar në Marqinet të Vorës një prodhues të vogël të vajit të ullit me emrin Altin Picari.

Panariti thotë se Picari është BE në veprim dhe zbatim në Shqipëri si dhe simbol i ekonomisë qarkulluese.

Më tej Panariti siguron se ky fermer është modeli që LSI dhe opozita shohin për të mbështetur, rritur dhe zhvilluar.

STATUSI NGA EDMOND PANARITI
Altin Picari prodhues i vogël i vajit të ullirit në Marqinet të Vorës, nuk ka nevojë për incineratorët e oligarkisë për djegien e mbetjeve ..
Unë isha sot me të dhe ai më provoi se asnjë gram produkti nga punishtja e tij nuk shkon si mbetje në landfill apo incinerator.
Ai i përpunon dhe i shet ato duke krijuar të ardhura shtesë për vete dhe duke mbrojtur mjedisin përreth.
Altini është Bashkimi Evropian në veprim dhe zbatim në Shqipëri.
Ai është antipodi i incineratorëve!
Ai është simbol i ekonomisë qarkulluese që është thelbi i strategjisë së trajtimit të mbetjeve të BE.
Ai i përpunon vetë mbetjet dhe i kthen ato në vlerë monetare.
Përpunon bërsitë e ullirit, të cilat ja u shet furrave të bukës si lëndë djegëse
Përpunon mbetjet vajore dhe prodhon sapun ulliri të mrekullueshëm Bio.
LSI dhe opozita shohin te ai modelin e fermerit dhe biznesit që do të mbështetet që të rritet dhe të zhvillohej.
Ky model e fut atë dhe Shqipërinë në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb