Një nga klubet historike të Greqisë Panathinaikos rrezikon të rrëzohet nga kategoria për shkak të krizës financiare që e ka kapluar. Panathinaikos, 20 herë kampionia e kampionatit helen, ka probleme me pagat e prapambetura të lojtarëve dhe kjo mund të rezultojë fatale.

Gjithsesi pavarësisht kësaj klubi po mendon paralelisht edhe për merkaton, duke ‘shigjetuar’ Ergys Kaçen, futbollistin e PAOK dhe kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur.

Sipas mediave greke mesfushori shtatshkurtër është pjesë e marrëveshjes për kalimin e Moledon te PAOK. Me të mësuar interesimin, përpos situatës aspak pozitive, Ergys Kaçe ka festuar me kuptimin e plotë të fjalës, duke mos i interesuar aspak ajo që po ndodh.

Shqiptari ua bëri te qartë në klub se për momentin nuk shqetësohej nga aspekti financiar i situatës, dëshironte vetëm që të ishte në një skuadër ku të luante me rregullsi, për t’u kthyer edhe një herë protagonist në kampionatin grek të futbollit, gjë që PAOK nuk ia garanton aktualisht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb