Gjermania fiton me goladë, shkëlqen dhe siguron kualifikimin për në fazën çerekfinale. Pancerat janë të papërmbajtshëm përballë sllovakëve, shfaqin më të mirën e tyre duke u rikthyer sërish prepotent në pretendimet e tyre për t’i shkuar deri në fund këtij Evropiani.

Ashtu siç pritej gjermanët bëhen serioz atëherë kur duhet, në ndeshjet teke nuk i lënë asgjë rastësisë duke e hipotekuar kualifikimin që në pjesën e parë. Asnjë gjurmë për Hamshik me shokë që për fatin e tyre të keq përballë kishin kampionet e botës.

Minuta e 62- Avantazhi i dy golave bëri që gjermanët ta ulnin ritmin në pjesën e dytë por nuk të falin aspak kur janë përpara porte. Draxler i pa markuar në zonë me qetësi të plotë trefishon rezultatin me një goditje të fortë fluturimthi

Minuta e 42- Sllovakët nuk kanë fuqinë e duhur për t’i bërë ballë ofensivës gjermane, në minutën e 42-të, Gomez dyfishon rezultatin pasi një asis të dhënë nga Draxler

Minuta e 41- Në minutën e 42-të ishte radha e Neuer për të treguar të gjithë aftësitë e tij teksa fluturoi në trekëndësh duke ndalur Kucka-n.

Minuta e 38- Për 38 minuta, Sllovakët nuk kaluan qoftë dhe një herë gjysmëfushën e tyre, presioni i gjermanëve është asfiksues, vetëm fati i mohoi në disa moment edhe golin e dytë.

Minuta e 23- Nëse tek moment i penalltisë Ozil gjuajti keq në minutën e 23-të është i pafat teksa shef topin që shkon ngjitur me shtyllën pingule.

Minuta e 12- Armata e Low është e pandalshme në 12 minutat e para, Gomez fiton në 11 metërsh por Ozil gabon në mënyrë fatale. Fantazisti i Arsenalit shpërdoron një rast të pastër për të vënë një tjetër gurë të rëndë në kualifikimin e Kampionëve të Botës.

Minuta e 07- Goli nuk vonoi me Boateng që siluron portën e Kozacik me një goditje të fortë nga distance, mjaftoi një devijim I lehtë që gjermanët të festonin avantazhin e shumë pritur

Minuta e 06- Gjermanëve i mjaftuan vetëm 6 minuta lojë për të lëshuar sinjalin e parë në portën sllovakëve, Khedira godet me kokë por Kozacik devijoi në goditje këndi.

Gjermania e mbylli grupin C në vendin e parë dhe në ndeshjen e fundit mundi Irlandën e Veriut me rezultatin 1-0, ndërsa Sllovakia e mbylli grupin B në vendin e 3-të dhe në ndeshjen e fundit barazoi 0-0 kundër Anglisë.

Statistikat: Gjermania ka fituar 7-të nga 10-të precedentë kundër Sllovakisë dhe duke humbur vetëm 3 sfida. Gjermania është kualifikuar gjithmonë në fazën e eliminimeve direkt në dy Kampionatet e fundit Botëror gjithashtu edhe dy kampionatet e fundit Europian, duke zhgënjyer vetëm në Euro 2004. Gjermania është ndër të vetmet skuadra që nuk kanë pësuar gol në këtë kampionat europian, herën e fundit që ato nuk kanë pësuar gol, gjermanët kanë ngritur trofeun (Euro 1996).

Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:

Gjermania: (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Hector; Kroos, Khedira; Muller, Ozil, Draxler; Gomez. Trajner: Low.

Sllovakia: (4-3-3): Kozacik; Pekarik, Skrtel, Durica, Gyomber; Skriniar, Hrosovky, Hamsik; Kucka, Weiss, Duris. Trajner: Kozak.

(b.k/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: