Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, vlerësoi mazhorancën dhe opozitën që arriti dje dakordësinë në Këshillin Politik për votë e emigrantëve.

Majko tha nga foltorja e Kuvendit se ky është një lajm i jashtëzakonshëm, pasi më në fund shtetasit tanë jashtë vendit do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Dje Këshilli Politik mori një vendim shumë të rëndësishëm, të cilin dua ta përshëndes, për rakordimin nga mazhoranca dhe opozita për të drejtën e votës për shtetasit tanë jashtë vendit. Është reformë esenciale. Jam shpresëplot se në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të merren vendimmarrje pozitive, që ne t’iu japim atë të drejtë kushtetuese, që iu ka munguar prej kohësh këtyre shtetasve. E drejta e votës dhe rakordimi i djeshëm mes palëve është një lajm i jashtëzakonshëm. Por, kjo nuk duhet kthyer pastaj në sherrnajë. Unë dola për të folur për lajmin e mirë dhe jo për problemet, pasi probleme do të ketë”, tha Majko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb