Mbretëresha Elizabeth II ka zbuluar se infektimi me COVID e ka lënë shumë të lodhur dhe “rraskapitur”. Këtë gjë, monarkia 95-vjeçare e ka konfirmuar gjatë një telefonate me stafin e mjekëve që e kuruan.

Ajo, sipas mediave angleze, mësohet se u ka thënë bluzave të bardha:

“Covid-i e lë një person shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo e kam gabim? Kjo pandemik e tmerrshme nuk është një rezultat i mirë”.

Kur u infektua, Pallati Mbretëror njoftoi se Mbretëresha po manifestonte simptoma të lehta të sëmundjes, të ngjashme me ftohtin.

Ndërkohë, burime për Daily Mail, thonë se Mbretëresha Elizabeth kishte simptoma më të rënda dhe një gjendje të shëndetësuar. Madje sipas tyre, kjo u bë shkak që të anulohej shërbimi vjetor i ditës së Komunelthit. Edhe pse Mbretëresha e Britanisë ka bërë 2 doza të vaksinës, duket se pasojat post-COVID e kanë prekur rëndë dhe lodhja është evidente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb