COVID-19 është ndoshta vetëm një pararendës i pandemive gjithnjë e më të rrezikshme që mund të na presin në të ardhmen dhe qeveritë duhet të gjejnë 75 miliardë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme për t’u përgatitur për to.
Ishte ky propozimi i bërë Ministrave të Financave të Grupit të 20 vendeve të pasura të premten nga një panel ekspertësh të kryesuar nga ish-Sekretari i Thesarit i SHBA Lawrence Summers.
Në një raport për takimin e G20 në Venecia ekspertët rekomanduan dyfishimin e niveleve të shpenzimeve aktuale, por që do të ishte “i papërfillshëm” krahasuar me kostot e një shpërthimi tjetër të madh të një sëmundjeje të re ngjitëse.

G20, i kryesuar këtë vit nga Italia, do të marrë parasysh rekomandimet e panelit përpara një takimi të përbashkët të ministrave të financave dhe shëndetësisë në tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: