Kardiologia dhe mjekja Anila Rexha e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për situatën e rasteve ambulatore me COVID-19 në Shqipëri që marrin trajtim në shtëpi.

Rexha thotë se shërbimi ambulator po bën maksimumin dhe pandemia nxori në pah rëndësinë e madhe që ka mjeku i familjes.

Ajo thekson se trajtimi ambulator ka ndryshuar disa herë gjatë pandemisë, teksa dy udhëzime janë zyrtare ai i qershorit dhe tetorit.
Mjekja kërkon që pacientët që trajtohen në shtëpi të mbështeten financiarisht për ilaçet që marrin për të luftuar COVID-19.

”Cili është komenti juaj për pandeminë në vendin tonë?
Sa i përket shërbimit ambulator po bëhet maksimumi. Sigurisht shifat janë ndjeshëm të rritura. Në çdo komunikim me pacientët apo qytetarët që na respektojnë, duhet se sbën të minimizojmë shpërhapjen e infeksionit.

Sa është fluksi i kërkesave që keni?

Duke qenë prej vitesh pjesë e shërbimit ambulator, shoh se sa e rëndësishëm paskësh qenë. Ne e shohim se çfarë rënëdsie ka mjeku i familjes. Ka qenë në rol të rëndësishëm, çdo ditë e më shumë duke mos cënuar në trajtimin e përditshëm edhe pacientët e tjerë. çdo ditë më e ngarkuar. Ndjejmë dhe kënaqësi profesionale. Marrim padiskutim ngarkesa për pacientët me COVID-19, por ndjejmë dhe kënaqësi.
80% e pacientëve janë pa simptoma apo të lehta, mjafton të thuash sa e rëndësishme është puna e mjekut të familjes.
Puna e mjekut të familjes meriton një vlerësimt të jashtëzakonshëm. Nuk na vjen mirë kur na thonë roli i mjekut të familjes. Ne kemi qenë në rol të padiskutueshëm. çdo ditë kontakti me mjekun e familjes ka qenë gjithmonë e më i shtuar.

Protokolli dhe të dyshuarit

Mund të themi udhëzuesi. Sepse protokoll është terapi efikase. Jemi të informuar që s’ka një terapi të konfirmuar me efikasitet maksimal. Rastet ambulatore kanë mundësi të shkojnë shumë mirë duke u trajtuar me terapi suportuese, me antibiotikë, në të shumtën e rasteve nga mjeku i familjes që mund të shohë pacientët e riskuar dhe ata që mund të marrin trajtim ambulator.
Edhe pacientë që nuk kanë ende përgjigjen e testit të tamponit, ndiqen me analiza, imazheri,dhe në të shumtat e rasteve ka pasur ecuri të mirë.

Ka ndryshuar trajtimi ambulator i pacientëve nga marsi. Ka patur përveç udhëzuesve, një në qershor e një në tetor, janë bërë trajnime pafund online, udhëzime pa fund dhe për fat të mirë komunikimi është global. Ka komunikim mes mjekësh, edhe jashtë linjës zyrtare.
Edhe në pacientë që kanë simptoma të lehta ka të riskuar. Si personat mbi 65 vjeç. Ne marrim në konsideratë për terapinë e plotë.

Vetë qytetari detyrën për veten, çdo shenjë e ngjashme me Sars Cov-2 të lajmërohet mjeku. Kemi nevojë për komunikim. Kur transmetimi është brenda familjes, si kolla e thatë, temperatura jemi në alarm për ta përsjashtuar si COVID-19. Ende nuk janë virozat e dimrit në Shqipëri.
Nëse ka shenja që ngjajnë me COVID-19 le ta minimizojmë për të mos përhapur virusin.
Kur nisin simptomat, gjëja më e mirë është që t’i thuash fillesën korrekte të simptomave. Java e parë e pacientëve me 38.5 gradë Celsius e kalojnë lehtë, mosha është kriter kryesor.
Nëse shihet që temperatura zgjat mbi 5 ditë atërhere pacienti mbetet në risk.

Sigurisht që në çdo moment që rëndohen simptomat, prezenca e një mjeku familje është e nevojshme. Ka parametra strikte mjekësore, por nuk do doja të panikosja njerëzit. Komunikimi me mjekun e familjes është i rëndësishëm.

Sigurisht, siç e thamë paketa e trajtimit ambulator do mbulojë rastet e lehta dhe të moderuara. E rëndësishme të themi që këtu futet trajtimi me hollues gjaku, ka kosto se zgjat edhe mbi 1 muaj. Do jetë shumë e rëndësishme të mbështeten financiarisht pacientët.
Pacienti i cili meriton të trajtohet me një paketë ambulatore atëhere ta marrë. Në rastin më të parë të dyshuarit të kontaktojnë me mjekun e familjes. Edhe nëse nuk e disponon, numrat e mjekëve të jenë në dispozicion, pasi një pacient mund të shmangë spitalin.”- tha mjekja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb