Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë me dije se gjatë gjithë pandemisë Kosova nuk i ka kërkuar ndihmë Shqipërisë.

Cakaj thotë se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ish- homologun Konjufca por ky i fundit nuk i ka kërkuar ndihmë.

Ndërkohë mes kryeministrave Rama dhe Kurti nuk ka pasur as edhe një bisedë, pasi ky i fundit tha se në mars i shkroi kryeministrit shqiptar por nuk mori kurrë përgjigje, edhe pse ka vijuar bisedimet me Presidentin Ilir Meta.

Por ndërkohë nëse Kosova nuk ka kërkuar ndihmë nga Shqipëria, nga Serbia ka pranuar 1 mijë teste falas.

“Me Kosovën kemi qenë në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm, unë personalisht me zotërin Konjufca. Me shfaqjen e pandemisë unë ka thirr jo vetëm zotin Konjufca, por kam thirr të gjithë liderët institucional shqiptarëve në rajon, ata në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi, në Maqedoni, kam folur më zëvendësministrin Bujar Osmani, dhe ju kam thënë se shteti shqiptar është këtu për ju për ta kryer detyrën në rast nevoje. Dhe nuk kemi pasur kërkesa të veçanta, por komunikimi ka vazhduar në mënyrë të rregullt. Unë kam folur më zotëri Konjufca, por nuk kam pasur kërkesë zyrtare për ta ndihmuar në një fushë të vecantë”, ka thënë Cakaj për Reporteri.net.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb