Covid-19 është rikthyer sërish në vëmendjen e SHBA-ve. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka thënë se SHBA-ja beson se Covid-19 “ka shumë të ngjarë” të ketë origjinën në një laborator të kontrolluar nga qeveria kineze.

Në një intervistë në mediat amerikane ai tha se “FBI ka hetuar dhe mendohet se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë një incident i mundshëm laboratorik.”

Edhe në fillimet e përhapjes së virusit, Kina u akuzua se mund të ishte ajo origjina e pandemisë, por që është mohuar nga an e saj.

Në lidhje me deklaratën e drejtorit të FBI-së, Kina ka reaguar duke i quajtur akuzat si shpifëse. Komentet e Wray vijnë një ditë pasi ambasadori i SHBA në Kinë i bëri thirrje vendit që të “të jetë më i sinqertë” për origjinën e Covid.

Në intervistën e tij të martën, Wray tha se Kina “ka bërë çmos të pengojë përpjekjet për të identifikuar burimin e pandemisë globale; “Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: