TIRANË

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi të kryer në Institutin e Sigurimeve Shoqërore mbi fondin rezervë të këtij institucioni për vitet 2015-2020 me fokus më të madh në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 ka konstatuar se gjatë periudhës së pandemisë edhe pse fondi rezervë ishte në dispozicion kufizimet e lëvizjes e bënë të pamundur marrjen e pensionit për një numër të lartë qytetarësh.

Sipas KLSH gjatë periudhës Mars-Maj janë mbi 497 mijë pensione, që nuk u tërhoqën gjatë pandemisë, për një vlerë totale rreth 3 miliard lekë.

“Edhe pse qeveria përmes një akti normativ vendosi dërgimin në shtëpi të pensioneve, duke shmangur kështu radhët në sportele, ata që jetonin në zona të largëta apo në vende ku nuk ka një sistem adresash, mbetën pa përfitime”

Një tjetër problematikë sipas KLSH është edhe mos lidhja e pensioneve të reja gjate pandemise për shkak të aktivitetit te kufizuar te institucioneve shteterore, cka i la pensionistët pa të ardhura.

“Rreth 50 përqind e individëve që do të aplikonin për pension të ri, nuk kanë aplikuar dot, duke i lënë gjatë kësaj periudhe totalisht pa të ardhura”

Duke marrë në analizë indeksimin e bërë për pensionet, raporti del në përfundimin se ai ishte më i ulët sesa rritja e çmimeve dhe efekti tek jetesa e pensionistëve ka qenë i papërfillshëm.

“Pensionistët nuk morën ndihmë financiare për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, sikurse vepruan vendet e rajonit. Gjithashtu edhe indeksimi i pensioneve u bë më i ulët seç ishte planifikuar dhe më i ulët se indeksi i rritjes së çmimeve, duke mos mbuluar as rritjen e çmimeve.”

  • foto galeri

 

Gjatë periudhës së pandemisë sipas të dhënave nga Kontrolli i lartë i shtetit ka pasur problematika të shumta të pensionistëve ku vetëm në 7 mujorin e parë të 2020 janë bërë rreth 18 mijë ankesa dhe një pjesë e tyre ende nuk janë shqyrtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: