A e kuptuat se një udhëtim me biçikletë për të lëvizur nëpër qytet stërvit trupin dhe është i mirë për mjedisin? A mund të kuptoni se lëvizja me këto mjete shmang problemin e trafikut, parkimit dhe gjobave?

Preferoni të udhëtoni me tren apo aeroplan sepse janë më të sigurt?, pyet focus.it.

Pandemia dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, janë dy nga arsyet që po i shtyjnë njerëzit të mendojnë të mos kenë më një makinë, të heqin qafe të vjetrën dhe të mos blejnë kurrë më një të re.

Në favor të këtij vendimi, i cili do të përmirësonte cilësinë e ajrit të qyteteve tona, një ekip studiuesish nga Universiteti i Bazelit, Zvicër, shqyrtoi arsyet që i kanë shtyrë njerëzit të heqin qafe makinat e tyre vitet e fundit dhe zbuluan gjithashtu se ky vendim kishte pasur pasoja pozitive në cilësinë e jetës.

Falë të dhënave nga Paneli Zviceran i Familjeve, i cili regjistroi mirëqenien e zviceranëve nga viti 2006 deri në vitin 2017, doli se ata që kishin ndaluar përdorimin e makinës së tyre kishin arritur një lumturi më të madhe. Por, bëni kujdes, pasi braktisja e makinës nuk u dhuroi lumturi të gjithëve. Me pak fjalë, gjetja e një alternative për makinën për të lëvizur nëpër qytet ose për të udhëtuar, ndoshta mund të japë pak më shumë lumturi. Gjithçka që mbetet është ta provoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb