Kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës do të rihapen më 1 qershor, konfirmoi kabineti i Këshillit të Ministrave të këtij vendi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ky vend i ka mbyllur kufijtë për të huajt më 17 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këshilli i Ministrave ka miratuar tani vendimin që përcakton kushte shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje.

Detaje për to do të jepen në një nga seancat e ardhshme të këtij Këshilli. Bosnja dhe Hercegovina ka konfirmuar afro 2,300 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 133 viktima.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive, por është përgjegjësi e secilit individ që t’i zbatojë masat dhe kështu të parandalojë përhapjen e koronavirusit”, u tha gazetarëve Goran Çerkez, anëtar i Shtabit të Krizave në Ministrinë e Shëndetësisë të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb