Duke marrë shkas nga situata për shkak të pandemisë së koronavirusit, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka pezulluar procedurën e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidimin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky vendim u mor pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

“Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.”, thuhet në njoftim.

Aktualisht KLP përbëhet nga 9 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: