Teksa bota ndodhet përballë luftës me koronavirusin, Hungaria ka vendosur që të rishikojë rregullat e udhëtimin me vendet fqinje, ku numri i të infektuarve nga ky virus është në rritje. Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, pohoi se rishikimi i rregullave do të vlejë për Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Austrinë.

“Në këto vende numri i rasteve me COVID-19 është rritur në dy javët e fundit”, tha ai. Shtabi i Krizës i qeverisë hungareze do të takohet më vonë të enjten për të diskutuar rregullat e reja të udhëtimit.
Kujtojmë se Hungaria ka hequr masat e izolimit dhe rihapi kufijtë në muajin qershor për udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje jo-anëtare.

Deri më tani janë regjistruar 4,220 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 591 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: