Kosova po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID-19. Komuna me më shumë persona të prekur nga koronavirusi është Prishtina, më pas renditet Gjilani dhe Ferizaj.

Prishtina aktualisht ka 1 mijë e 452 raste aktive, Gjilani ka 217 raste aktive, ndërsa Ferizaji ka 99 raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të merren masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nesër do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ku do të shqyrtohen propozimet për masat e reja që do të merren ndaj COVID-19 në Kosovë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb