Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se fsheh të dhënat e vërteta për numrin e të prekurve nga virusi Covid-19. Basha e cilëson regjim duke numëruar akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me menaxhimin e epidemisë nga koronavirusi.

I ftuar në “Open” në Top Channel, Basha u shpreh se qeveria përveç se nuk ka marrë asnjë masë, po kryen tendera sekret, që sipas tij, tendera të tillë bëhen vetëm në fushën e mbrojtjes.

“Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionet e vërteta të infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se është pa plan. Pesë javë pas karantinës është pa plan dhe strategji qoftë për të përballuar situatën qoftë për ta dalë prej saj. Kurrë nuk kemi menduar ta përdorim këtë situatë për politikë. Nga një analizë të ftohtë, qeveria humbi kohë shumë të vlefshme për të marrë masa të nevojshme. Dhe më vonë, u përdor emergjenca për tendera sekretë korruptiv. Kiti testues që u denoncua sot është blerë me katërfish çmimi. Mund të testoheshin katër herë më shumë qytetarë nëse kitet e testimit ishin blerë në kohë. E vërteta është që Shqipëria s’ka pasur kurrë kite të mjaftueshme testimi. Për sa kohë nuk kemi testime, jemi në kushtet e një regjimi që fsheh të dhënat.
Ne duhet të shohim faktet dhe faktet janë që pajisjet e testimit të blera tani janë me katërfish të çmimit. Për situata të sigurisë kombëtare si raketa apo mitralozë mund të jenë tendera sekretë. Absolutisht që ka shkelur ligjin. Tenderat sekretë nuk janë parashikuar që të fshehësh çmimin e kisteve. Tenderat sekretë janë bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare kryesisht në fushën e mbrojtjes.
Pse janë klasifikuar sekretë këto tendera? Kanë mbetur pa përgjigje. Pse i kanë blerë katërfish? Kanë mbetur pa përgjigje. Nuk njoh unë hajdut që kapet duke vjedhur dhe të thotë është e vërtetë. Qeveria na tha para katër javësh, që i kanë marrë të gjitha masat. Rezultoi që masat nuk ishin marrë. Na tha se mund të bëheshin 2 mijë testime në ditë, rezultoi që bëhen vetëm 200 testime. Me shtrembërim të dhënash, Shqipëria ka sot numrin më të ulët të testimeve në Evropë, edhe krahasuar me fqinjët. Kur zbulon pak raste, pse i mban shqiptarët në karantinë për 5 javë. Një shkelje tjetër e rëndë që me ligjin e fatkeqësisë natyrore, kjo medalje ka anën shtrënguese dhe masat mbështetëse. Paketa e parë akoma nuk është zbatuar”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb