Anglia do t’i nënshtrohet sërish sistemit me nivele, që rregullon gjeografikisht kufizimet e COVID-19, duke filluar nga e mërkura, miratuan sot deputetët britanikë.

Gjithsej 291 parlamentarë votuan që Anglia t’i rikthehej këtij sistemi, kundrejt 78 votave kundër.

Kjo do të thotë se, nga e mërkura, 99 % e vendit do të jetë në dy nivelet më të rrepta, niveli 2 ose niveli 3.

Vendimi se në cilin nivel është vendosur secila zonë është marrë duke u bazuar në numrin e rasteve në rritje të COVID-19 në secilin rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb