Padyshim që pandemia globale COVID-19 ka ndryshuar jetën e të gjithëve. Dhe përveç rutinës së përditshme, ka bërë që shumë aktivitete të pezullohen. I prekur nga kjo situatë edhe dhe Festivali i Filmit në Kanë, i cili nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit.

Organizatorët e kanë shtyrë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se synojnë ta organizojnë atë në qershor ose korrik të këtij viti. Por, përmes një deklarate të përditësuar, ata thanë se ky plan “nuk është më opsion”, pasi Franca i ka zgjatur këtë javë masat e izolimit deri më 11 maj.

Organizatorët nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë “t’i bëjnë publike shpejt. Është vështirë të supozohet se Festivali i Kanës mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale”, thanë ata. Festivali prestigjioz i Kanës fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej nga data 12 deri më 23 maj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb