Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se pret që vaksinimi kundër koronavirusit në Gjermani të nisë në ditët e para të vitit të ardhshëm. Mësohet se vendimi nga Autoritetet e Bashkimit Evropian pritet të merret deri më 29 dhjetor.

Gjermania është duke përgatitur tashmë qendrat e vaksinimit. Shefi i stafit të Merkelit, Helge Braun, i cili edhe vetë është mjek, tha për gazetën Bild se është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet mjekësore. Braun tha se ai dhe kancelarja Merkel do të vaksinohen “kur t’iu vijë radha”.

Shifrat e infektimit në Gjermani janë stabilizuar pak a shumë në një nivel të lartë, prejse ka nisur izolimi i pjesshëm, më 2 nëntor. Të hënën, autoritetet shëndetësore raportuan për 12.332 raste të reja me koronavirus. Masat kufizuese, të tilla si mbyllja e restoranteve, bareve dhe objekteve sportive, pritet të zgjasin së paku deri më 10 janar. Braun tha se duhen kufizime më të rrepta “së paku në vatrat” e shpërthimit të koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: