Pandemia e koronavirusit ka godotur ekonominë në të gjitha vendet e botës, duke sjellë edhë rritje të numrit të të papunëve. Mes vendeve më të goditura është dhe Amerika, e cila po shënon një rënie të shpejtë në këtë periudhë pandemie, ndërsa një raport i fundit tregon se kompanitë shkurtuan 20,2 milion vende pune nga pagat e muajit prill.

Sipas Institutit të Kërkimeve ADP, humbja e vendeve të punës në muajin prill ishte më e rënda në 18 vitet që instituti studion ekonominë, dhe se ishte sa dyfishi i muajit shkurt i vitit 2009, gjatë recesionit të madh. ADP tha se kompanitë e vogla dhe të mesme shkurtuan miliona vende pune.

Mësohet se 30.3 milionë amerikanë kanë aplikuar për asistencë sociale qëkur vendi u godit nga COVID-19, duke detyruar mbylljen e ekonomise, e cila sapo ka filluar të hapet.

Duke u gjendur përballë kësaj krize, qeveria amerikane po i paguajë të papunët 600 dollarë në javë më shumë gjatë katër muajve të ardhëshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 71 mijë të vdekur, numri më i madh në të gjithë botën dhe rreth 1,2 milion raste të konfirmuara, duke u rënditur e treta në botë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: