Spanja ka regjistruar një rritje të nivelit të papunësisë në 14,4% të popullsisë aktive në tremujorin e parë, në sfondin e impaktit të pandemisë së koronavirusit, sipas shifrave të publikuara sot nga Instituti kombëtar i Statistikave (INE).

Në fund të dhjetorit, papunësia arriti në 13,8%, rezultati më i keq në zonën euro pas Greqisë.

Humbja e vendeve të punës në tremujorin e parë ka qenë më e madhe në shërbimet e turizmit, shtylla e ekonomisë spanjolle, goditur rëndë nga kufizimi i dekretuar më 14 mars.

Numri total i të papunëve arrin në 3,31 milionë persona, një rritje prej 121 000 persona, por INE nënvizon se ka të ngjarë që shumë punëtorë që kanë humbur punën e tyre janë klasifikuar si joaktivë sepse kushtet e sondazhit të zakonshëm statistikor u ndërprenë nga kufizimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb