Serbia ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme, pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Mësohet se parlamenti serb votoi mbrëmjen e sotme për heqjen e kësaj gjendje, që ishte dekretuar më 15 mars.

“Serbia ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit për të lehtësuar masat në fuqi. Për më shumë se shtatë ditë Serbia ka patur më pak se 5 % të infektuar, që është një nga kushtet kryesore për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme”, tha kryeministrja Ana Brnabic,
Që nga 15 marsi, në vend u vendos një shtetrrethimi nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit në ditë pune dhe shpesh mbyllej për tërë fundjavën nga e premtja deri të hënën.

Kujtojmë se 10 000 njerëz në Serbi u infektuan, ndërsa humbën jetën 200 të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: