Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama ka dështuar me menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit.

Vasili thekson se dështimi për situatën ndaj Covid është vetëm Rama, kurse shton se opozita ka plan real për të përballuar këtë situatë të pandemisë.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Pandemia ka zgjidhje, deshtimi eshte vetem Edi Rama!

A ka zgjidhje pandemia shifrat e te ciles mbeten kritike?

Sot treguesi i pozitivitetit vazhdon shume i larte 25% dhe shifrat e vdekjeve gjithashtu shume te larta.

Deshtimi eshte i qarte. Edi Rama deshtoi totalisht ne administrimin e pandemise. Deshtimi ishte i paralajmeruar qarte sepse menaxhimin e saj e priu propaganda rilindase dhe aspak profesionalizmi dhe shkenca.

Deshtimi e ka burimin te fshehja e te vertetes dhe masat kufizuese propagandistike pa asnje kuptim dhe vlere ne kufizimin e pandemise.

Deshtimi u shkaktua nga refuzimi i te gjitha propozimeve profesionale e te bazuara mbi shkence qe profesionistet e opozites bene ne menyre te vazhdueshme.

Deshtimi shkaktoi mijra infektime dhe vdekje, qe mund te evitoheshin plotesisht.

A ka zgjidhje pandemia?

A mund te kufizohet ajo?

Pergjigja eshte PO!

Plani administrues i Opozites per Pandemine eshte shume i qarte, profesional dhe realist.

Plani i Opozites i konsultuar me ekspertizen me te mire shkencore jep rezultatet, qe mijra shqiptare presin me padurim per nje pandemi, qe u merr jeten dhe u demton shendetin.

Sa me pare, qe ky plan te zbatohet aq me shpejt shqiptaret do te marrin fryme me te qete dhe do t’ju kthehet shpresa e jetes.

Ne 25 shqiptaret votojne planin e Opozites si te vetmen zgjidhje per perballimin me sukses te pandemise!

#ediramadeshtimitragjikmepandemine#

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb