I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (IBMA-AMAP) Filip Gjoka ka folur për rrezikun e bimëve medicionale gjatë periudhës së pandemisë. Gjoka tha se ky sektor ndodhet në vështirësi pasi ka kufizime të orarit të lëvizjes dhe ndalim të grumbullimit të bimëve.

“Gjatë kësaj periudhe jemi në vështirësi pasi në sektorin tonë është ndaluar grumbullimi i bimëve. Gjej rastin të apeloj të gjithë të interesuarit që të grumbullojnë bimë mjekësorë, të përdorin maska dhe të vazhdojnë grumbullimin. Një thirrje kam edhe për kryepleqtë e fshatrave dhe Policinë e Shtetit, të cilët duhet t’i referohen udhëzimit nr.193, që të mos pengojnë, pasi është burimi e jetesës për shumë familje dhe nëse ndalohet nuk kemi çfarë të eksportojmë”-tha Gjoka.

Gjoka shtoi më tëj se industria e bimëve medicinale ku janë të angazhuar 90 mijë njerëz zë 50 % të eksporteve, ndaj kërkoi mbështetjen e qeverisë që kjo industri të mos dëmtohet.

“Industria jonë është pa limit sipas kontratave. Problem është se nëse vijon kjo situatë, nuk do të kemi disa lule që janë të sezonit dhe do detyrohemi të importojmë nga jashtë. Shqetësim mbetet edhe transporti, ndaj kërkojmë mbështetjen e qeverisë pasi është një industri në rritje nga viti në vit dhe iu vjen në ndihmë mijëra banorëve. Këto tregje i kemi krijuar me mund dhe sacrifice, qeveria të na ndihmojë me tregjet mos ta lëmë në dorë të fqinjëve. Bimët mjekësore nuk kanë limit në eksport, zënë 50% të bimëve që eksportohet”-nënvizoi Filip Gjoka.

Kompanitë kanë nevojë për fondet e BE, grantet e IPARD tha Filip Gjoka, teksa kërkoi që të zgjidhen përfaqësuesit e duhur në Bruksel, pasi në të kundërt do vijojnë penalizimet.

“Shpeshherë nuk pyeten shoqatat dhe aktorët, por persona që nuk janë përgjegjës, jemi edhe penalizuar në këtë mënyrë. Përsa i përket propozimit në Bruksel, duhet të tregohen të vëmëndshëm, duke thirrut aktorët, specialistët e fushës pasi do penalizohemi, për 7 vite me ndryshimin e ligjit. Një pjesë e madhe e kompanive ka nevojë për fondet e BE, për teknologjinë, pasi është resurs që i takon vendit tonë. Uroj mos të bëhet si në 2013, që u penalizuam. Fondi i 2020 për kultivimin e bimëve është qesharak, duhet të ishte më i lartë, qeveria duhet ta rishikojë”-tha Gjoka.

Përsa i përket orarit 05-13:00, për Gjokën është i pamjaftueshëm pasi çalon infrastruktura ku janë bimët mjekësore.
“5 orë vajtje-ardhje, për 3 orë nuk grumbullohen dot bimët medicionale. S’duhet të ketë kufizime, në male e kodrina s’ka grumbullime masive, në natyrë me doreza dhe maska mund të punojë gjithë ditën. Mos i pengoni, me punën e tyre rritet numri i të punësuarve, po rrezikoni punëtorët dhe emigrantët që kanë ardhur dhe investuar
në bujqësi, sidomos në bimë mjekësore”-ishte kjo thirrja që bëri Filip Gjoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb