Holanda do të heqë disa prej kufizimeve të vendosura për frenimin e koronavirusin të ri, duke lejuar hapjen e parukerive, salloneve estetike dhe të masazheve javën e ardhshme, tha dje kryeministri Mark Rutte.

“Kufizimet po hiqen më shpejt nga sa ishte planifikuar, së pari ngaqë numri i infeksioneve të reja po bie më shpejt sesa pritej”, tha qeveria.

Qeveria tashmë ka vendosur të rihapë shkollat ​​nga 11 maj dhe fëmijët mund të jenë në gjendje të merren sërish me sport nëpër klube.

Restorantet, kafenetë, muzetë, kinematë dhe teatrot do të jenë në gjendje të rihapen më 1 qershor, për sa kohë që ato ndjekin rregulla të caktuara.

Qeveria do të bëjë të detyrueshme vënien e maskave maska ​​mbrojtëse në transportin publik.
Holanda ka regjistruar gjthsej 41 000 raste infektimi dhe 5 204 vdekje nga COVID-19, sipas numrave të fundit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb