TIRANË

15.000 maturantë kanë bërë tashmë zgjedhjet e tyre për degët e preferuara të universitetit, në raundin e parë që u mbyll më 15 shtator.
Kjo do të thonë se mbi 70% e maturantëve janë regjistruar tashmë në një nga programet në universitetet publike dhe private. Shifra është më e lartë krahasuar me dy vite më parë në këtë raund duke habitur jo pak edhe ekspertët e arsimit.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj thotë se pandemia i ka ndryshuar ketë vit preferencat duke sjellë edhe surpriza sa iu takon degëve më të kërkuara. Përveç mjekësisë së përgjithshme, kuotat e të cilës këtë vit u plotësuan brenda tre ditëve maturantët kanë zgjedhur të studiojnë për teknologji informacioni, një treg pune ky në rritje në vendin tonë që ofron të ardhura të mira.

Ndryshe nga vitet e kaluara, fatmirësisht këtë vit nuk kemi largim masiv të energjive, dijeve dhe vrullit për ndryshim. Duket se është Covid-19 që i ka frenuar ekselentët të largohen për studime jashtë shtetit.

Nga të dhënat, një pjesë dërrmuese e 2300 prej tyre me mesatare 9.5 deri në 10 kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri, thotë Xhelaj.
Ata që ëndërrojnë Juridikun dhe Ekonomikun kanë ende disa kuota të lira në dispozicion. 9000 maturante përfshirë 2500 që mbetën për vjeshte nuk figurojnë ende të regjistruar në sistem por raundet vijojnë që edhe ata të bëjnë zgjedhjet e tyre duke parë kuotat që kanë mbetur të lira. Maturantët kanë zgjedhur në 560 programet e studimit në 35 institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend.

Maturantet
Maturantet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb