E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Sofjola Kotelli, këshilltare, Programi SRD/GIZ ka folur për projektin CoSolve-19, si një iniciativë për nxjerren nga kriza e pandemisë të ndërmarrjeve micro, të vogla dhe të mesme, përmes këshillimit dhe trajnimeve të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre.

“Projekti për zhvillimin e qëndrueshëm rural, i finanuar nga qeveria gjermane ka startuar prej vitit 2019, me mandat 4 vjeçar në partneritet me qeverinë shqiptare. Ky projekt punon në 4 drejtime, për mbështetjen e fermerit dhe fermave të vogla, në 4 sektorë të bujqësisë. Lidhja mes bujqësisë dhe turizmit është fokusi tek diversifikimi ekonomik në fshat, mbështetja tek agroturizmi dhe produktet tradicionale. CoSolve-19 implementohet nga GIZ dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane dhe në partneritet me 3 ministri, me të Bujqësisë, Financave e Ekonomisë dhe Turizmit e Mjedisit, me të cilat do zbatohet projekti. Ky projekt ka në fokus të mbështesë bizneset e vogla e të mesme dhe fermerët, përmes grandeve si mundësi për t’u ngritur nga kriza e shkaktuar nga covid-19 dhe për t’u adoptuar në realitetin e ri. Synimi është mbështetja ndaj turizmit, si një nga sektorët më të goditur nga pandemia, pasi ka patur ulje të numrit të turistëve të huaj.

Bizneset turistike kanë dhe kosto në rritje si pasojë e masave të reja për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Sektori i bujqësisë është në fokus të projektit, pasi përformoi më mirë në kohën e pandemisë, ndërsa bizneset e vogla janë të lidhura me shërbimet turistike. Një dritare është hapur edhe për të gjitha bizneset e tjera, të tekstileve, artizanatit etj që u goditën për shkak të krizës. CoSolve-19 mbështet me astistencë teknike për bizneset që do të aplikojnë. Të gjitha ato që do jenë pjesë e projektit do marrin trajnim sipas nevojave të biznesit të vet, në bazë të nevojave që kanë paraqitur dhe kompania konsultente do hartojë plan individual për çdo biznes. Së bashku me ekspertë dhe bizneset do të ndërtojmë plan biznesi për t’i nxjerrë nga kriza. Së pari bizneset që kanë aplikuar do të mbështeten me informacion, për të marrë financim për planin që kanë ndërtuar. Për të gjitha bizneset që nuk mundet të fitojnë financim nga skenat e tjera do të përfitojnë grande nga projekti CoSolve. Janë grande të vogla, ndërsa për shumat e parave që do financohen jemi në procedura përgatitjesh se si do ndërtohen dhe si do shpërndahen. Thirrja e parë për aplikim bëhet në ëebside deri më 31 mars.

Dokumentet e aplikimit janë minimale, ku nga fermeri duhet vetëm një dëshmi penaliteti, ndërsa bizneset përvec NIPT dhe dëshmisë së penalitetit, duhet të deklarojnë edhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin. Duhet gjithashtu që xhiro e biznesit për vitin 2020 të mos i kalojë 14 milionë lekë dhe numri i të punësuarve nuk duhet të kalojë 10. Bizneset duhet të jenë të regjistruara prej marsit të vitit 2019. Është program i dedikuar për bizneset, të cilat kanë ekzistuar para se të fillonte kriza e covidit dhe realisht janë goditur. Është e rëndësishme të plotësohet aplikimi me të gjitha detajet. Kemi aplikime për përmbytjet, por nuk është ky rasti, duhet vetëm për situatën e covidit dhe objektivat e sfidat që do të arrijë. Do doja që shoqatat, tur-operatorët që operojnë në bujqësi, turizëm, jo vetëm të përçojnë si informacionin, por për ta plotësuar sa më mirë këtë formular. Deri më tani kemi aplikime nga të gjitha zonat e Shqipërisë. 50% nga bujqësia, 40% nga fusha e turizmit dhe 10% nga sektorë të tjerë. Ne nxisim çdo sektor biznesi të prekur nga pandemia që të aplikojnë”, deklaroi Sofjola Kotelli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb