Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një deklaratë për mediat bëri një bilanc të përballjes së bizneseve me pandeminë dhe atë çka solli kjo situatë.

Ai theksoi se presioni i efektive të pandemisë ka qenë i madh, ndërsa shtoi se ndaj bizneseve ka pasur presion të madh.

Ndër të tjera Jaço nënvizoi faktin se legjislacioni në vendin tonë është ende i papërgatitur, duke shtuar se tashmë është koha për financime dhe instrumente të reja alternative për të mbështetur biznesin. Mes të tjerash kreu i Dhomës Amerikane tha se duhet të përmirësohet klima e të bërit biznes në vendin tonë

“Bizneset kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm nga pandemia. Por dua të nënvizojë dy elemente pozitive, rezistencën e bizneseve tona dhe kemi pasur një humbje relativisht të vogël të numrave të punonjësve. Gjej rastin që të falënderoj disa nga anëtarët e dhomës tonë. Në një anë tjetër dhoma ka zgjeruar dhe bashkëpunimin me dhomës në Rajon dhe Europë dhe SHBA, për të sjellë praktikat e mira të biznesit në Shqipëri. Kemi pasur një tendencë për afrimin më të shumtë të bizneseve rreth Dhomës Amerikane të Tregtisë. Në të njëjtën kohë kemi vënë re brishtësinë në ekonominë shqiptare. Ajo që kemi vënë re gjatë kësaj kohe, është se Shqipëria është pak më e përgatitur me instrumente alternativë për të mbështetur bizneset me financim. E dyta ka qenë vulnerabiliteti i tregtisë fizike. Në të gjithë botën tregtia ka pasur një lloj goditje për të mbështetur zinxhirin e shërbimeve dhe vlerave. Trendi global ka qenë që të thellohet tregtia dixhitale. Vëmë re se është përshtatur për trageti icomers. Gjej rastin që ka për një vëmendje më të lartë. Ajo sfida që e shohim më tej që do të vazhdojë në 2021 dhe më shumë, është përshtatja me normalitetin e ri. Në radhë të parë i duhet bizneseve që të përshtaten. Do të ishte naive që të mendojmë se sa të mbarojmë pandeminë do i kthehemi realitetit si më parë. Më e rëndësishme për ne ka qenë klima e biznesit. Ka pasur 3 ngjarje gjatë 2020 që kanë shkaktuar tek ne ndryshim sizmik se si mendojmë. Në radhë të parë situata jo pozitive, jo me dinjitet për klimën e biznesit në vendin tone e lidhur me investitorin amerikan që erdhi për të investuar në Shqipëri, indeksi i Dhomës Amerikane që pësoi rënie. Kjo rënie ka qenë e shoqëruar dhe nga indekse të tjera, siç ishte dhe raporti i BB-së, ku Shqipëria humbi 19 vende. Kemi vënë re një mungesë besimi të shtuar dhe të investitorëve në lidhje me klimën e biznesit. Ndaj kemi marrë një nismë, që ka të bëjë me diagnostikimin e arsyeve që lidhen me klimën e biznesit. Kam kënaqësinë që kjo analizë ka përfunduar. Kemi pasur një komunikim konstruktiv me ministrinë e Financave dhe atë të Sipërmarrjes. Kjo nuk është vetëm një çështje analizash, por zgjidhja është më e rëndësishme. Rekomandimet do të dorëzohen gjatë javës që vjen. Kemi rreth 40 rekomandime.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb