Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar ceremoninë e betimit të qeverisë së re në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Ai theksoi për ‘Frontline’ në ‘News24’ se shtrëngim duarsh nuk pati, pasi në takime të tilla zyrtare ndiqet strikt protokolli anti-covid.

“Temperatura e dhomës duhet të ishte 25 gradë e dhomës. E ftohtë në aspektin e dhomës e keni fjalën? Procedura ishte korrekte. Në bazë të procedurës standarde, bëmë betimin dhe fotografinë. U përshëndetem dhe vazhduam atë ecjen standarde drejt Kryeministrisë. Në përgjithësi s’ka pasur gjatë covid-it, shtrëngime duarsh. Aq më tepër kur jemi në takime zyrtare ka dhe protokoll të prerë për distancën dhe shtrimet e duarve apo të tjera.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: