Vaksinat nuk e kanë ndihmuar Serbinë në uljen e numrit të personave të infektuar me COVID-19. Kjo ka shtyrë Shtabin e Krizave të marrë vendimin për mbylljen e Serbisë që nga e mërkura.

Në takimin e ekspertëve është thënë se masat e zbatuara javëve të fundit nuk kanë dhënë rezultat pasi numri i të infektuarve është mbi 4500 çdo ditë dhe dhjetëra viktima.

“Çdo ditë mundohemi që të gjejmë një balancë dhe jam e bindur se do t’ia dalim. Kemi parë në disa shtete që edhe mbyllja totale nuk ka sukses pasi njerëzit nuk e respektojnë dhe nuk mund ta respektojnë mendërisht”, tha Brnabiç.

Vendimi i shtabit thotë se do të punojnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Kurse, gjithçka tjetër do të jetë e mbyllur.

“E vetmja zgjidhje është vaksinimi dhe i vetmi pra vaksinimi. Jam e kënaqur se si shkon ky proces në Serbi dhe kemi rreth 12 mijë kërkesa të reja në ditë”, u shpreh Brnabiç.

Në Serbi mbi 700 mijë veta kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, kurse dy herë më shumë vetëm dozën e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb