Tropoja,  vendlindja ime është nën pushtimin e virusit me shifrat më të larta të të infektuarve. Me keqardhje duhet pranuar realiteti, por është shumë e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm për kujdes dhe respektimin e rregullave. Ndërkohë,  aktualisht në Tropojë, çdo gjë duhet të ishte e mbyllur,  madje shumë aktivitete e dasma duhet të ishin anuluar si kudo tjeter neper botë, ashtu sikurse dhe në rastet më të vështira në humbjen e njerëzve tanë të dashur shoh që grumbullimi i njerëzve është mbi normën e lejuar të rregullores.

I bëj thirrje publike të çdo institucioni që mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë,  që të ndërhyjë sa më parë dhe të vendos rregull dhe mbikëqyrje ashtu siç e kërkon ligji. Ndaloni së lejuari restorante apo lokale të posaçme të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke serivirur alkool e shisha deri në papergjegjshmëri.

Vertetë që ligji nuk po vepron si gjithnjë por ky vend ka qytetaret e tij që i dalin për zot të vërtetës sepse ky është vendi ku jetoj unë së bashku me të gjithë ju dhe do i shkoj deri në fund të hetimit dhe ecurisë së gjendjes aktuale të Tropojës sepse më dhemb kur e shoh qytetin tim nën udhëheqjen e mediokreve që nuk bëjnë as punën e tyre që u takon, duke na dorezuar ne duar te vdekjes.

Cfarë bën shteti në këtë rast?

Pra shteti te marrë te gjitha masat per respektimin e aktit normativ. Asnjë marrje masash që vë jo vetëm në panik jeten e Tropojaneve por është një trishtim I pa justifikueshëm që po ndodh.

Me shpresën e madhe që të merren masat sa më parë , unë do vazhdoj do të denoncoj publikisht shkeljet e kesaj kategorie ku në kryefjalë është jeta dhe mirëqenia e jetes sonë.

Bëj thirrje publike për mbylljen e të gjitha ambienteve të tjera publike ku përbën tubim njerëzish.

Mendoni për prindërit tanë, e mos luani me fatin e jetes sonë.

Jam shumë e merakosur për shëndetin e prindërve të mi por dhe të gjithë njerëzve të dashur dhe të të gjithë tropojaneve në moshë të thyer.

A nuk ju mjafton që çdo ditë po humbim kaq shumë njerëz? – Ndaloni sa jeni në kohë dhe merreni masat e duhura ose jepni sa më parë dorëheqjen.

* Eva Vatoci, juriste në Gjykatën e Tropojës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb