Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë e detyrueshme.

Johnson u shpreh se kjo nuk duhet të dekurajojë qytetarët, ndërsa i inkurajoi ato që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët.

‘Unë dua që të ketë një qasje vullnetare në këtë vend dhe këtë do të synoj gjithmonë. Por është krejtësisht e gabuar që qytetarët të dezinformohen dhe dekurajojnë  njerëzit për t’u vaksinuar’, tha Johnson në një komunikim për gazetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb