Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se maska duhet mbajtur nga të gjithë, sepse na ndihmon për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Jam e sigurt se ka shumë persona që janë të infektuar, por nuk raportohen. Maska duhet të jetë pjesë e ndërgjegjes së secilit, sepse na ndihmon. Po bëhemi shumë që jemi të infektuar, ndaj të gjitha masat ndaj koronavirusit duhet të mbahen. Të lajmë duart, të mbajmë maskë, duhet të ruajmë higjenën tonë. Këtë e tha edhe shkencëtari i njohur Fauci. Ka protesta të izoluara, edhe në Itali, sepse ka njerëz që “plasin”. Gjithsesi, vendosja e maskës duhet të jetë pjesë e ndërgjegjes sonë”, tha Xhunga.

Rudina Xhunga theksoi se nuk beson se do ketë një mbyllje qeverie, por mund të ketë izolim vullnetar, nëse gjendja përkeqësohet.

“Unë nuk e besoj izolimin me urdhër qeverie, do e bëjnë vetë njerëzit, do largohen nga baret. Uroj të mos ndodhë, por nëse shohin shumë raste, do ndodhë. Ky nuk është film fantastiko-shkencor, por është realitet. Edhe shprehja “le ta marrim” është absurde. Kemi hyrë në një tetor të frikshëm dhe mund të kemi një nëntor e dhjetor të paparashikueshëm. Ajo që na ndihmon është një baner: vër maskën, mbaj distancën dhe laj duart”, u shpreh Xhunga.

Më tej, Xhunga deklaroi se do ketë dritë në fund të tunelit edhe për pandeminë.

“Vaksina nuk ka dalë e nuk po del. Më shumë mjekët thonë se e lufton imuniteti, me pak fjalë dilja ti. Ne nuk dimë shumë gjëra, ajo që ne dimë është nevoja e njeriut për të përballuar pandeminë, për të mos u përfshirë në frikë e pasiguri.  Vetem bashke mund t’ia dalim. Media duhet te ndihmoje, t’ju japë njerëzve këshilla si të kalojnë koronavirusin më lehtë. Gjithmone ka dritë në fund të tunelit, do ketë dritë në fund të tunelit edhe për Covid-19”, vlerësoi ajo.

Po ashtu, Xhunga u shpreh se uron që pas pandemisë, të vijë rimëkëmbja dhe rilindja e ekonomisë.

“Kam frikë se edhe në Shqipëri mund të ndodhë një rrëshqitje politike. Dhe te bëjmë atë që bënë politikanët e Kosovës në pranverë.

Lulzim Basha më ka pëlqyer,  ishte në frontin për mbrojtje nga Covid-19. Kjo pandemi një ditë të mbarojë dhe pas krizës vjen rilindja e  ekonomisë”, përmbylli Xhunga.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb