TIRANE

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish sot lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Përmes një video mesazhi të publikuar në facebook, Vasili thekson se pandemia nuk ka nevojë për shfaqje nga kryeministri por për masa konkrete.

“Situata me koronavirusin ndodhet në një moment të vecantë të saj, moment serioziteti prokupacioni, por edhe me elemente të optimizmit. Ashtu sikurse kisha konstatuar, tendenca në Itali lidhur me rastet e reja është në ulje të qëndrueshme. Pra mund të thuhet se Itali nuk është në një moment ku pandemia ngjitet, por është në një moment kur ngjitje ka ndalur, është në periudhë të qëndrueshme duke ecur drejt kurbës zbritëse. Në Shqipëri jemi në një moment tjetër, jemi në një fazë më të hershme lidhur me pandeminë që na ka prekur, ndaj duhen veprime shumë të qarta.

Ata që e kanë marr përsipër duhet të jenë konkrete. Ne nuk kemi nevojë të shohim shfaqje se si kryeministri me një gjuhë të egër, të papërshtatshme, kryeministri del vet I 10 duke shkelur gjithë rregullat e qarkullimit në rrugë, rregulla të promovuara nga vetë ai. Pandemia nuk ka nevojë për shfaqje, kryeministri nuk ka nevojë të thotë se Italia medemek ka marrë shembull nga ai. Ka shumë gjëra për të mësuar kryeministri nga Italia dhe unë kam bindjen dhe faktet tregojnë se ai nuk ka mësuar absolutisht asgjë.

Fakti i parë që duhet të mësonte është se duhet të kishte disa mijëra tampon, për mundësinë që të testonte njerëz në Shqipëri e për pasojë do të kishim një situatë tërësisht të qartë lidhur me situatën e pandemisë. Italia zgjeroi me 70% kapacitetet e saj dhe shtretërit e terapisë intensive, këto ishin masa konkrete të Italisë. Le të thotë kryeministri masa më konkrete dhe shqiptarët të jenë më të qetë, e të thotë qartë këto janë stoqet me barna, kemi rezerva. Të thotë kemi mijëra tampon e do vijojmë të bëjmë testimin. Të thotë kaq mijëra komplete kemi për mjekët, që ka nisur të infektohet. Të thotë sa respiratorë janë në punë, sa kanë ardhur. Ndaj fjalë pak, e punë shumë.” Tha Vasili, ndërsa apeloi edhe një herë shqiptarët, të zbatojnë gjithcka që këshillohet nga profesionistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb