Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se pandemia e koronavirusit nxori 100 mijë shqiptarë të papunë.

“Nuk janë marrë masa në shkolla dhe kjo është papërgjegjshmëri. Mësimi online duhet të ketë infrastrukturën e nevojshme. Familjet shqiptare mos të kenë shpenzime shtesë për mësimin online. Qeveria të mos lërë pa vëmendje asnjë shqiptar. Janë 100 mijë të papunë nga pandemia.  Këtu llogarisim edhe ekonominë informale. INSTAT ka nxjerr të dhëna për rënie ekonomike. Të gjitha shifrat e publikuara janë negative. ne kemisugjeruar që çdo person që merr në punë një shtetas, duhet të marrë 20 mijë lekë të reja në muaj”, tha Rrushaj.

Alfred Rrushaj thekson se në vend mund të shpërthejë një valë e dytë e koronavirusit, siç kanë thënë ekspertë të huaj e zyrtarë të OBSH-së.

Ne po ndjekim ekspertët ndërkombëtarë se çfarë thonë. Ekspertët e huaj kanë parashikuar rikthim të pandemisë. OBSH ka paralajmëruar se do të ketë rikthim të fortë të pandemisë së Covid-19. Në mars ishim të gjithë të papërgatitur. ka kohë që ekspertët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për vështirësi.

Duhet prioritet i qeverisë të përgatitisë sistemin shëndetësor. Ne jemi një vend që nuk bëjmë testime. Prandaj, ne kemi vendosur që së paku 2500 teste në 24 orë duhet të bëhen. Të rimburoshen shpenzimet për trajtimin e virusit. Kemi thënë se duhet që të jepen 1000 euro për mjekë e 500 euro për infermierët. Qeveria duhet të japë bonusin e premtuar”, u shpreh Rrushaj.

Më tej, Rrushaj vlerëson se biznesi i vogël duhet të ndihmohet me 1000 euro, kurse duhet ndihmuar po ashtu edhe biznesi i madh.

Qeveria duhet të paguajë 1000 euro bizneseve të vogla aktive. Është kategoria që punëson shumë njerëz dhe ka pasur mbingarkesë. Biznesi i vogël ka pasur barrën e pandemisë. Bizneset e vogla e dinë më mirë se ku do t’i çojnë këta para. E rëndësishme është që bizneset të marrin veten. Edhe biznesi i madh duhet të mbështetet. Garancia sovrane ide e mirë, por u keqpërdor”, vlerësoi Rrushaj.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb