Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka marrë vendim për ndarjen e 3 milionë eurove për Ministrinë e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor gjatë pandemisë.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se këto 3 milionë euro janë nga 5 milionëshi që është ndarë nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e vitit shkollor.

“Paraqes propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve për disa organizata buxhetore për të ndarë shtesa për muajin shkurt dhe mars për disa kategori. 3 milionë euro ndahen nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike te Ministria e Arsimit për mbarëvajtjen e virit shkollor, kjo është shtesa e parë e cila do të paguhet në muajin shkurt. Kjo përfshinë të gjithë personelin që janë të angazhuar në arsimin primar dhe sekondar”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka theksuar se ka bërë të ditur po ashtu se për muajt shkurt dhe mars edhe për zyrtarët policorë do të ndahen 700 mijë euro, për zjarrfikësit 180 mijë euro, për punëtorët në qendra sociale 78 mijë euro, për profesionistët shëndetësorë 100 mijë euro, për punëtorët teknikë për shërbimin e pastrimit dhe sigurimin e institucioneve shëndetësore 160 mijë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: