Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbardhur  gjatë një interviste për AbcNews bisedën me Lulzim Bashën vitin e kaluar gjatë Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një konferencë online.

Rama thotë se i ka thënë disa herë Bashës nëse donte të bënte politike, apo të kontribuonte se është legjitime të bësh politike.

Ai rithekson se e garantoi opozitën t’i vendoste në dispozicion gjithë ballafaqimet, por edhe nëse ato nuk përputheshin të thoshin, por jo të dilnin të thoshin se u vodh ndërkohë që gjatë një pandemie të mbjellësh pasiguri është kriminale.

 

“Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që ne kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës. Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit,” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb