Gjatë pandemisë Covid-19 rreziku i korrupsionit është rritur ndjeshëm në Itali, është një nga aspektet e theksuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian në raportin e tij për vendin e Apenineve lidhur me shtetin e së drejtës.

“Në veçanti, pasojat ekonomike në lidhje me koronavirusin kanë rritur mundësinë e krimeve në lidhje me korrupsionin, që synon depërtimin më thellë në ekonominë italiane”, shtohet në raport.

”Megjithëse janë prezantuar iniciativa për të luftuar këtë fenomen dhe bashkëpunimi midis institucioneve funksionon mirë, përpjekjet pengohen nga koha e tepërt e proceseve gjyqësore, veçanërisht në shkallën e apelimit”, theksonte raporti.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb