Futbollistët e Superligës nuk paguhen prej muajsh dhe kur një gjë e tillë ndodh në klubet e kampionatit elitar, mund të kuptohet lehtë se si është situata në kategoritë inferiore. Është Sindikata e Futbollistëve Profesionistë që jep alarmin, ndërsa sipas saj presidentët e klubeve justifikohen me periudhën e pandemisë. “Sot u zhvillua një takim me futbollistët të ekipeve të Kategorisë Superiore, me të cilët u diskutuan problemet që kanë sot futbollistet shqiptarë. Në të gjitha diskutimet problematika kryesore ishte ajo e mos pagimit të pagave, situatë e cila nuk ka lindur gjatë periudhës së pandemisë, por që është rënduar më shumë në periudhën e pandemisë.

Fgj
Fgj

Nga futbollistët jemi venë në dijeni se prej disa muajsh nuk paguhen, ndërsa në këtë periudhë mosdhënien e pagave presidentet e kanë justifikuar me problemin e pandemisë. Në këtë takim u vendos që prioriteti kryesore i futbollistëve shqiptar do të jetë nënshkrimi i kontratës kolektive midis FSHF dhe Sindikatës, me qëllim që problemet e konstatuara në këtë mbledhje të marrin zgjidhje një herë e përgjithmonë. Për këtë arsye u përcaktua një kalendar veprimi, si dhe hapat gradualë që do të ndërmarrë Sindikata për realizimin e objektivit të saj”, lexohet në njoftimin e Sindikatës së Futbollistëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb