Numri i shtetasve shqiptarë që zgjedhin të kalojnë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës pavarësisht situatës së pandemisë, është rritur ndjeshëm ditëve të fundit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për BalkanWeb se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 552 shtetas dhe 133 mjete të tonazhit të rëndë.

Po të njëjtat burime shtojnë se në këtë pikë po punohet me 2 sportele, ndërsa pritet që në ditët ne vijim të ketë fluks të shtuar të këtyre shtetasve për të kaluar festat e fundvitit. Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti grek lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe e këmbësorëve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: