Nëse deri tani ishte folur mbi projeksione dhe parashikime për impaktin negative që do të sillte në arkat e klubeve ndërprerja e kampionateve, tani vjen edhe konfirmimi. Pandemia nuk ka goditur vetëm klubet e vegjël, por edhe një gjigand sportive dhe financiar të futbollit botëror si Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë publikuar bilancin e tremujorit të parë, ku vihet re një deficit prej 28 milion stërlinash. Në pamje të parë, kjo shifër duket si asgjë për një klub si Manchester United, por parashikimet e drejtuesëve të tij nuk janë aspak pozitive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithçka bazohet në shifra, ku sipas zëvendëspresidentit të klubit anglez Ed Woodward, arkëtimet kanë rënë me 18,7%, ndërsa borxhi i klubit është rritur nga 124,4 në 429,1 milion stërlina. Shkak janë bërë ndërprerja e ndeshjeve, pasi përveçëse nuk ka arkëtuar, Manchester United është detyruar të kthejë 20 milion stërlina për të drejtën televizive. Po ashtu, me izolimin e pjesës më të madhe të botës edhe marketingu është paralizuar, duke bërë që të ardhurat e klubit të bien ndjeshën. Një lajm aspak i mirë, pasi mund të merret mend me lehtësi se çfarë ndikimi ka patur pandemia te klubet e vegjël, kur ankesat vijnë nga një markë botërore e futbollit siç është Manchester United.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb