Zv/shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam ka garantuar për radion e BBC se vaksina e Pfizer për COVID-19 mbërrin brenda disa orësh në ishull.

“Ne presim që të marrim vaksinën Pfizer shumë shpejt në Britani dhe dua të them brenda disa orësh, jo ditësh.” deklaroi ai.

Van-Tam ka thënë se Anglia nuk do të presë disa ditë për të provuar vaksinën, teksa Departameni i Shëndetit të Britanisë së Madhe dje konfirmoi se fillimisht do të jenë 800 mijë doza të saj, të mjaftueshme për të vaksinuar 400 mijë qytetarë.

Ai u shpreh i sigurt se në ditët në vijim edhe SHBA me BE do e miratojnë vaksinën e prodhuar nga Pfizer/ AstraZeneca.

Ditën e djeshme Britania e Madhe fitoi garën në perëndim për të miratuar një vaksinë ndaj COVID-19 për raste emergjente. Javës tjetër pritet që të kryhen vaksinimet e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb