Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha përshëndeti sot konferencën e organizuar nga Universiteti ‘Luarasi’, me temë: “Prenventimi dhe trajtimi i komplikacioneve të Covid 19 si faktor për uljen e vdekshmerisë”.

“Unë nuk jam specialist covidi se me profesion jam jurist, por e kam kaluar covidin. Si cdo pjesëtar i shoqërisë tonë, por kudo jemi të gjithë të përfshirë me një situatë e cila më shumë përfshin mjekët specialistët, kërkuesit, por edhe popullsinë me pasojat që një pandemi sjell.

Pandemitë nuk janë të lehta për shoqëritë dhe për pasojë ato përballen frontalisht edhe me masa të tjera, dhe nga temat që shoh në këtë konferencë nuk ka vetëm tema mjekësore, por ka edhe tema të cilat, tregojnë se kush janë pasojat sociale, ekonomike që vijnë nga një periudhë pandemie e cila për fatkeqësi ka zgjatur në kohë dhe që edhe ne në proceset tona akademike na ka ndikuar thellësisht. Sot jemi në një periudhë më të qetë, por si për cdo fatkeqësi pasojat vijojnë risqet mbeten dhe nevoja për t’i studiuar për të parandaluar në atë që vjen pas e për të rikuperuar në atë që la është e domosdoshme, dhe nuk është një veprimtari që mbaron e fillon në një kohë të caktuar.

Unë doja ta përshendes universtitetin Luarasi dhe në veçanti Fakultetin e Shkencave mjekësore, si një institucion i ri brenda këtij universiteti i cili tregoi që në fillim angazhimin e plotë rezultatin e punës dhe megjithëse një struturë e re, arrin të organizojë një konferencë mbarëshqiptare, ose të trevave shqiptare, ku ne sot kemi këtu jo vetëm profesiore e mjekë shqiptarë, por edhe nga vendet fqinje dhe arrijmë sot të ndajmë shqetësimet, rezultatet dhe opinionet tona si kjo situatë vijon përballet dhe sfidohet dhe në këtë periudhë ku jemi që kemi ende elemente që ndikojnë në jetën tonë, është një sinjal që jeta vazhdon ne punojmë për të marrim masa, pavarësisht nga risqet që kemi.” tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: