NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

7 kokrra vezë
7 ls sheqer
7 ls miell
1 ls niseshte
një majë luge kripë

Sherbeti:
4 filxhanë sheqer
3 filxhanë ujë
Pergatitja
Rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Pasi të jetë realizuar një marengë e qëndrueshme shtojmë dhe 1 lugë sheqer për të përmirësuar strukturën e marengës. E ndërpresim rrahjen kur të jetë rritur vëllimi 4-5 herë.

Më pas rrahim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin derisa të verdhat e vezëve të rrisin vëllimin 3 herë.

Marrim 1/3 e marengës dhe e hedhim tek të verdhat, më pas shtojmë miellin duke e përzier lehtë nga poshtë lartë. Në fund shtojmë pjesën tjetër të marengës, e përziejmë mirë dhe e vendosim brumin e përgatitur në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me pak miell. E vendosim pandispanjën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke e zjerë 5-7 minuta. Pasi pandispanja të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë duke filluar nga anët në qendër. E lemë të ftohet dhe më pas e kemi gati për ta servirur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb