Një fitore e rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Sporting Lisbonës është shoqëruar me një aventurë të pakëndshme për skuadrën e Mançester Sitit. Pas fitores 5-0 në Portugali, skuadra e Pep Guardiolës ishte parashikuar të kthehej gjatë pasdites në Mançester, por një peripeci e papritur gjatë fluturimit ka dërguar avionin në Liverpul.

Stuhia Dadlei e cila po kalon mbi Britaninë e Madhe, detyroi avionin e klubit të bënte disa fluturime mbi aeroportin e Mançesterit pa arritur të ulej në të. Situata atmosferike bëri të pamundur uljen e avionit çarter ndaj u vendos që fluturimi të ndryshonte destinacion, duke iu drejtuar Liverpulit.

Dsdddsfsdf
Dsdddsfsdf

Klubi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë darkës se ekipi më pas ishte ulur shëndoshë e mirë në Liverpul, ndërsa hartat e fluturimit tregojnë qartësisht rrotullimet që kishte bërë avioni në tentativën për të çuar ekipin në destinacionin fillestar./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb