Një moment tmerri është regjistruar ditën e diel, teksa klubi gjerman i Hertës së Berlinit ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane.

Avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Herthes, përcjell albinfo.ch.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe britma. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz, për “Bild”-in .

Auto Hertha 1024x5381569928578
Auto Hertha 1024×5381569928578

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb