Aeroplani i kompanisë “American Airlines” është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Kansas City, për shkak të një pasagjeri.
Sipas mediave të huaja, një 50-vjeçar nisi të shfaqte anën problematike, teksa tentoi për të hapur derën e aeroplanit gjatë fluturimit.
Ndërhyrja e stjuardesës ka bërë që të ndalohet kjo situatë aspak e hijshme. Ajo është detyruar të godasë burrin me një shishe shampanje në kokë për ta neutralizuar dhe vendosur qetësinë në bord.
Pasi aeroplani zbriti në tokë, policia dhe FBI-ja u futën brenda dhe arrestuan burrin, shkruajnë mediat.
(BalkanWeb)