Një situatë e frikshme i ka ndodhur këngëtares shqiptare Greta Koçi në fluturimin e saj me avion. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se avioni me të cilin po udhëtonte ka shfaqur probleme.

Kjo ka shkaktuar panik, pasi sic shkruan këngëtarja, kjo ishte hera e parë që i ndodhte një situatë e tillë gjatë fluturimeve të saj.

“S’më kishte ndodhur kurrë. Avioni ka një problem dhe u rikthye në Itali pasi bëri 15 minuta rrugë”, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.

  • foto galeri

Prej disa kohësh Greta është zhvendosur në Vjenë, ku jeton së bashku me partnerin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb