Britania e Madhe po përballet ditët e fundit nga kushte të vështira klimaterike, të shoqëruara me stuhi dhe erëra të forta.

Në shumë zona janë raportuar përmbytje, ndërsa temperaturat janë ulur me disa gradë.

Mirëpo një situatë e rrezikshme është regjistrua në aeroportin e Bristolit, ku avioni i linjës së Amsterdamit hasi turbulence dhe erë të fortë teksa ulej.

Fatmirësisht, zotësia e pilotit në manovrat ulëse, bëri që avioni të zbarkonte ndonëse me vështirësi, po pa shkaktuar të lënduar mes pasagjerëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: